Situata e zjarrit në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht është bërë shumë e vështirë. Zjarri është përhapur deri në afërsi të aksit.
Në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar më shumë se 100 forca të shërbimit zjarrfikës, pyjor dhe policisë kufitare.
Zjarri ka djegur plotësisht bimësinë e ulët dhe kullotat. Gjithashtu është kërkuar ndihmë nga ajri.