Presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ngërçin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Osmani kërkon sqarime nga Gjykata Kushtetuese se si do të veprohet nëse përsëri nuk do të arrihet konstituimi i Kuvendit.
Gazeta Express ka zbardhur 7 kërkesat kyçe që ka kërkuar Osmani në Gjykatën Kushtetuese:
Të shpallë kërkesën të pranueshme;
Të miratojë kërkesën për masë të përkohshme;
Ta bëjë vlersimin preventiv (ex ante) të konfliktit të kompetencave mes institucioneve kushtetuese në rast të konstituimit të Kuvendit pas afatit kushtetues;
Ta zgjidhë konfliktin kushtetues të kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat juridike të mungesës së konstiuimit të Kuvendit brenda afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO 124/25;
Ta zgjidhë konfliktin kushtetues të kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat juridike të konstituimit të Kuvendit pas afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO 124/25;
Ta zgjidhë konfliktin e kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat në ushtrimin e kompetencave të Presidentes së Republikës në raport me një Kuvend që mund të konstituohet pas afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO 124/25;
T`i sqarojë të gjitha efektet e tjera juridike lidhur me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues.
Osmani i drejtohet Kushtetueses pas ngërçit mbi konstituimin e Kuvendit të Kosovës









