Banesa e një 72-vjeçari ishte përsfhirë nga flakët në lagjen periferike në Korçë. Tre policët Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve për të shpëtuar 72-vjeçarin.
Më pas 72-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai jetonte vetëm në një banesë njëkatëshe dhe me pensionin si dhe duke mbledhur hekurishte të ndryshme siguronte të ardhurat.