Futbolli italian është në zi pasi Celeste Pin, ish-mbrojtës i njohur i Fiorentinës ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.
Mediat italiane raportojnë se Pin dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij mëngjesin e së martës, më 22 korrik, në banesën e tij në zonën kodrinore të Careggi-t, në Firence.
Fiorentina me anë ztë një postimi shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të një prej figurave të saj historike.
“Presidenti Commisso, bashkëshortja e tij Catherine, drejtori i përgjithshëm Alessandro Ferrari, drejtori sportiv Daniele Pradè, trajneri Stefano Pioli dhe i gjithë klubi i Fiorentinës bashkohen me familjen Pin në këtë moment të dhimbshëm dhe shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Celeste.”, thuhet në postimin e Fiorentinës.









