-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kequshqyerja dhe uria në Gazë, 21 fëmijë të vdekur

Kryesoret

Kreu i spitalit Al-Shifa në Qytetin e Gazës tha se 21 fëmijë kanë vdekur në mbarë territorin palestinez në tre ditët e fundit për shkak të kequshqyerjes dhe nga uria.

“Këto vdekje janë regjistruar në spitale në Gazë, përfshirë në Al-Shifa në Qytetin e Gazës në Spitalin Martirët e Al-Aksës në Deir el-Balah dhe në Spitalin Naser në Han Junis… gjatë 72 orëve të fundit”, tha Mohammed Abu Salmiya për gazetarët.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi se institucionet e fundit që po mbajnë gjallë njerëzit janë duke kolapsuar në Gazë. Guterres shtoi se gjithnjë e më shumë ka raportime për raste të kequshqyerjes së fëmijëve dhe të rriturve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit