-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani i drejtohet Kushtetueses pas ngërçit mbi konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kalimin e afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Osmani shprehet se kërkon sqarime nga Gjykata Kushtetuese se si do të veprohet nëse përsëri nuk do të arrihet konstituimi i Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj, të nderuara media, të nderuar qytetarë, që sot, në përmbushje të përgjegjësisë sime kushtetuese, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës”, tha Osmani në një konferencë për mediat.

Ajo shtoi see kjo kërkesë ka karakter preventivë dhe bëhet për shkak të parandalimit të pasojave të pariparueshme.

“Kërkesa e dërguar në Kushtetuese nuk e paragjykon epilogun në afatin e mbetur prej 4 ditësh për konstituimin e Kuvendit, pra nëse ka sukses në konstituim ne do ta tërheqim kërkesën”, tha Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit