Në Tiranë të mërkurën me 23 korrik do të mbahet një protestë pro Palestinës. Në protestë do të jetë pjesë edhe aktivistja e njohur, Greta Thunberg.
Ajo me anë të një videomesazhi në rrjete sociale thotë se protesta do të mbahet në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”.
“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Nesër do t’i bashkohem protestës në Sheshin Skënderbej në Tiranë, në orën 18:00. Shpresoj të të shoh aty”, shprehet ajo.
View this post on Instagram