Pasditen e sotme tre policë në Korçë, të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre dhe kanë shpëtuar një 72-vjeçar, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka falenderuar tre policët, Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari për guximin, sakrificën dhe humanizmin e tyre. Proda shprehet se ky akt fisnik tregon që të jesh pjesë e policisë së shtetit është një mision në mbrojtje të jetës.
“Të nderuar kolegë, Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari,
Ndihem thellësisht i emocionuar dhe krenar për guximin, sakrificën dhe humanizmin tuaj. Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi, rrezikuat jetën për të shpëtuar një qytetar të moshuar, i cili ishte rrethuar nga flakët dhe rrezikonte të asfiksohej e të digjej.
Ky akt fisnik tregon më së miri se të jesh pjesë e Policisë së Shtetit është shumë më tepër se një detyrë, është një mision i shenjtë në mbrojtje të jetës.
Për ne, shërbimi ndaj qytetarëve nuk është thjesht një përgjegjësi institucionale, por një thirrje e përditshme për të qenë pranë tyre, sidomos në momentet më të vështira.
Ju falënderoj nga zemra për shembullin e jashtëzakonshëm që dhatë dhe për nderin që i bëtë uniformës sonë.
Krenar për ju dhe për të gjithë efektivët e Policisë që e nderojnë Policinë e Shtetit me veprime që frymëzojnë dhe rrisin besimin e qytetarëve tek Policia.
Suksese në përmbushjen e misionit tonë, sa të vështirë, aq edhe fisnik!”, shprehet Proda.