-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditet Saranda, shpërthim i fuqishëm me eksploziv në mesnatë

Kryesoret

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur lagjen nr.3 të qytetit bregdetar të Sarandës.

Tritoli dyshohet se ishte vendosur pranë një automjeti, në afërsi të banesës së Klaus Jaçes, i shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50 dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, si në automjetin e parkuar, ashtu edhe në banesat përreth. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Klaus Jaçe është shpallur në kërkim pas ngjarjes të ndodhur më 17 korrik pranë stadiumit të qytetit, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit Ernest Lama, 25 vjeç, dhe Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit