Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur akuza të rënda ndaj Barack Obamës. Trump e cilëson Obamën si “kryetar bande” dhe e akuzon për tradhti dhe komplot.
Gjatë një interviste në Zyrën Ovale, Trump pretendon se Obama ka qenë në qendër të nisjes së hetimit për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.
“E nisi presidenti Obama dhe ishin të gjithë aty – Joe Biden, James Comey, James Clapper dhe John Brennan. Të gjithë pjesë e komplotit,” u shpreh Trump.
“Obama ishte kryetari i bandës… Ai është fajtor.”, shtoi ai.
Trump gjithashtu deklaroi se dokumente të publikuara së fundmi nga Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, sipas tij provojnë përfshirjen e Obamës në atë që e cilëson si “krimi më i madh politik”.
“E saktë apo e gabuar, ka ardhur koha të ndiqen penalisht disa njerëz,” përfundoi Trump.