Vatra e zjarrit në Dishnicë vijon të jetë aktive. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi.
Nga zjarri janë djegur shumë bimë. Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse po merren me izolimin e flakëve dhe po monitorojnë situatën.
Sipas autoriteteve vendore, ndërhyrja për shuarjen e plotë të zjarrit do të rinisë sërish në orët e para të mëngjesit të nesërm, me përfshirjen e forcave të tjera të mbështetjes, në varësi të situatës dhe përhapjes së flakëve.