-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Agon Zejnullahut, Themelorja ende pa vendim të ri për masën e sigurisë ndaj pesë policëve

Kryesoret

Gjykata Themelore ende nuk ka një vendim të ri në ldihje me masën e sigurisë për pesë zyrtarët policorë që akuzohen për vrasjen e Agon Zejnullahut.

Pesë policët, Ibrahim Nela, Albian Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri u arrestuan më 7 korrik dhe më pas u dërguan në paraburgim nën dyshimet për vrasje nga pakujdesia.

Në vendimin e Apelit, të siguruar nga Dukagjini, thuhet se Themelorja nuk e kishte arsyetuar sa duhet caktimin e masës më të rëndë për të dyshuarit.

“Kolegji i kësaj gjykate konstaton se në aktvendimin e atakuar vetëm janë listuar provat e propozuara nga ana e prokurorit por të njëjtat fare nuk janë analizuar dhe vlerësuar për ta përcaktuar së pari relevancën e tyre, pastaj besueshmërinë e tyre – rrugën e sigurimit të tyre për të ardhur te elementi i tretë për ta përcaktuar fuqinë provuese të secilës provë relevante me qëllim të vërtetimit të kushtit themelor- dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale, për tu caktuar një mas për sigurimin e prezencën e të pandehurve në procedurë penale e posaçërisht me të rëndë paraburgimin”, thuhet në vendim.

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala gjyqtarit duhet që në një afat sa më të shpejtë të vendoset për masën e sigurisë ndaj tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit