Ditën e sotme zjarri që ka rënë në Labinot Mal ka vancuar dhe flakët janë drejtuar drejt territorit të bashkisë Librazhd.
Në ndihmë për shuarjen e flakëve janë angazhuar shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Librazhd. Në vendngjarje prej disa orësh ndodhet edhe një grup prej 8 efektivësh, të pajisur me mjetin e pyjores dhe një fuoristradë të zjarrfikëses, të cilët po përpiqen të izolojnë dhe të shuarjen e vatrave aktive.
Ndërkohë autoritetet po përdorin dronin për idenfikimin e vatrave të mundshme të zjarrit në masivet pyjore të Librazhdit për të monitoruar çdo skaj dhe për të marrë masat e duhura në kohë rekord