Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në Peshkopi-Luzni, ku një makinë ka dalë nga rruga. Si pasojë janë lënduar një çift bashkëshortësh.
Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po përgatitet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërsa bashkëshorti i saj ka pësuar lëndime më të lehta dhe ndodhet në spitalin e Peshkopisë.