Sot SPAK merr zyrtarisht të pandehur kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Por jo vetëm. Gjithashtu Mirton Lika, bashkëpronar i “Sky Tower” është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hetimet në dosje. SPAK i ka komunikuar akuzën “fshehje e te ardhurave” biznesmenit, Mirton Lika.
Lika i ka dhënë një zyrë Ajola Xoxës me kontratë hua përdorje, por SPAK dyshon se është veprimtarine paligjshme. Bëhet fjale për një zyrë në godinën “Sky Tower” në zonën e Bllokut, ku u ushtruan kontrolle përpara disa muajsh nga agjentët e BKH.
Ajola Xoxa në këtë godinë zoteronte disa zyra për disa aktivitete të saj nga galeria private “Harabel” te zyra juridike “Partners Low”.









