-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Varfëria po thellohet, ushqimet bazë më shtrenjtë se në BE

Kryesoret

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat tha se që nga viti 2014 qytetarët janë përballur me rritje të çmimeve të produkteve bazë.

Blushi u shpreh se numri i familjeve të rrezikuara nga varfëria pritet të rritet ndjeshëm këtë vit për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Ai tha se sipas Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 32% dhe të ardhurat për frymë në 7%.

“Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, në vitin e parë të “Rilindjes” në pushtet, çmimet e ushqimeve ishin sa 68% e mesatares së Bashkimit Europian, pra kushtonin të paktën 32 për qind më lirë se mesatarja e vendeve të BE-së.

Por pas vitit 2014, qytetarët shqiptarë janë përballur me një shtrenjtim dramatik të produkteve bazë, duke arritur një rekord vitin e kaluar, kur për herë të parë çmimet e ushqimeve kaluan mesataren e Bashkimit Europian.

Sipas Eurostat, për vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 100.1% e mesatares së vendeve të BE-së, që do të thotë se qytetarët shqiptarë i blejnë ushqimet bazë të jetesës me shtrenjtë, jo vetëm se të gjithë fqinjët në rajon, por paguajnë më shumë edhe se qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian.

Rritja e kostos së jetesës, nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave të në të njëjtën masë, përkundrazi.

Sipas të dhënave të Eurostat, ndërkohë që çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 32 pikë përqindje relativisht me mesataren e BE-së, të ardhurat për frymë janë rritur me 7 pikë për qind.

Që do të thotë se shqiptarët i paguajnë ushqimet njësoj me vendet e BE-së, ndonëse të ardhurat i kanë 3 herë më të ulëta se europianët.”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit