Në Gjykatën e Posaçme ka nisur edhe faza e mbrojtjes nga ana e të pandehurve, pas shpalljes së pretencës nga Prokuroria e Posaçme për çështjen e sterilizimit.
Ish drejtori ekonomik i Ministrisë së Shëndetësisë, Saimir Kadiu në fjalën e tij kërkoi shpalljen e tij të pafajshëm. Ai tha se nuk ka pasur asnjë lidhje me shpërdorimet e pretenduara nga SPAK.
“Lexova një anekdotë para disa ditësh: merr flakë një pyll dhe të gjitha kafshët mblidhen, duke menduar se ndoshta zoti po i ndëshkon për mëkatet e tyre. Luani pranon se ka ngrënë shumë prej tyre, ujku dhe dhelpra po ashtu. Kur vjen radha e gomarit, ai thotë: ‘Pashë një lëndinë me bar të gjelbër dhe shkova ta haja’. Të gjitha kafshët shpallin se kjo ishte mëkat i rëndë dhe e dënojnë gomarin.”, tha ai.
Më pas gjykata e peti se përse po tregonte këtë, ai u përgjigj “Kërkoj të mos jem unë gomari”.