-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekstradohet nga Dubai njeriu i fortë i grupit Bajri

Kryesoret

Denis Bajri Brajoviç, i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konsiderohej me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Ai dyshohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje. Denis Bajri Brajoviç dyshohet se autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), krimi ndodhur më 9 Gusht 2020 në Shkodër.

Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit