Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në rrjetin social ka reaguar pas ftesës së presidencës daneze për hapjen e grupkapitullit të pestë për Shqipërinë.
Spiropali shprehet se Kuvendi do të vijojë të mbështesë paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural.
“Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural, modernizimin e bujqësisë dhe kohezionin social e territorial të Shqipërisë, si dhe do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për arritjen e objektivit tonë kombëtar për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Spiropali.