Si duhet te ishte skema e TVSH-se per fermeret ?! Shume njerez ne korridoret e vendimarrjeve politike e konsiderojne taksimin mjetin qe siguron te ardhurat buxhetore edhe kur hartojne politikat kujdesen per maksimizimin e te ardhurave ne buxhet edhe minimimizimin e informalitetit .
Jo , taksimi eshte instrument apo nje nga politikat ekonomike me te rendesishme ne duar e qeverise , edhe si e tille objektiv te pare ka te ndikoje sjelljen e njerzve ne nje tregje te caktuara . Taksimi incetivon ose dicentivon sjellje te caktuara ne nje treg, madje risqet apo perfitimet qe krijohen nepermjet tij ndikojne vendimet e njerzve per te hyre apo dale ne tregje te caktuara .
Taksimi I fermereve ne keto 12 vite ka qene produkt par excellence i lobingjeve te grupeve te caktuara prane qeverise.
Irracinalitetin e tij nuk kane mundur ta ndryshojne as zgjidhjet e rekomaduara nder vite nga stafet teknike e as kembengulja e Erion Braces. Madje si per ironi te fatit sa here eshte rishikuar eshte bere me keq .
Nje skeme e drejte edhe incentivuese pa demtuar fermat e vogla por qe ndihmon bashkimin dhe krijimin e fermave te medha do te duhet te permbante :
- Tvsh 0 ne lenden e pare buqesore
- Tvsh 0 ne makinerite buqesore.
- Heqjen e skemes te autofaturimit me TVSH qofte te plote qofte te reduktuar per grumbulluesit kur blejne nga fermat e vogla. ( pasi dy kushtet e para e kane lehtesuar fermen e vogel nga tvsh-ja ne blerje ).
- Aplikimin e Tvsh-se per produket e fermave te medha .
- Kthim I nje pjese te tvsh se faturuar nga fermat e medha , ne forma subvencioni ne baze te TVSH -se se faturuar .( kjo do ta incentivonte fermen te bashkohej por edhe te faturonte me tvsh).
Eksperienca tregoi qe cdo variant tjeter I provuar ka rezultuar nje akrobaci qe nuk e ndihmon fermerin edhe ndikon ne fragmentizimin e metejshem te buqesise edhe jo ne krijimin e ekonomise se shkalles, pavaresisht sesi eshte paketuar edhe shitur ne publik, nga qeveria.
fakti qe sektori buqesor nuk eshte ne recession por ne depression te plote, pasi ne 13 tremujore konsekutive ka pesuar ulje, tregon se politikat ekonomike te hartuara duke perfshire taksimin kane detyruar njerzit te braktisin sektorin .
Sektori buqesor nuk rregullohet duke ndryshuar inspektoret e AKU e as duke konfiskuar produktin e duke vendosur gjoba mbi ato pak njerez qe kane vendosur te operojne ne kete treg .
Pasi informaliteti nuk eshte shkaku por pasoja i nje tregu te crregulluar nga politikat e painformuara abuzive te qeverive socialiste, e cila me voten e fermereve do te vazhdojne ti hartojne ato edhe keto 4 vjet !
Si mund ti ndihmojme fermeret?