-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Nesër mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës të bëhet e hapur për mediat

Kryesoret

Këshilltarët e Partisë Demokratike kanë dorëzuar një kërkesë dhe kërkojnë që mediat të jenë të pranishme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në kërkesë ata kërkojnë transparencë, respektim të ligjit dhe lejmin e mediave për të qenë prezentë gjatë mbledhjes që do të zhvillohet nesër në mesditë në Këshillin Bashkiak.

“Prej 2 vitesh, në kundërshtim të plotë të ligjit dhe rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak, mazhoranca socialiste me forcën e kartonëva dhe arrogancën qeverisëse të saj, vendoste gardhin e policisë bashkiake në dyert e institucionit duke mos lejuar mediat elektronike dhe të shkruara për të ndjekur live brenda në sallë mbledhjet e Keshillit Bashkiak.

Këshilltarët e PD-së sot kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për transparencë dhe respektim të ligjit, kërkesë mbi lejimin e mediave për të qenë prezentë gjatë zhvillimit të mbledhjes të ditës së nesërme në mesditë të Këshillit Bashkiak.

Çdo refuzim nga ana e mazhorancës për të respektuar ligjin dhe rregulloren, duke cenuar kështu transparencën mbi zhvillimin e mbledhjes dhe diskutimet që do zhvillohen, do të ketë përballë qëndresën opozitare, qëndresë që kërkon thjesht respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Tiranës’, thuhet në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit