Policia Rrugore në Shkodër gjatë këtyre dy javëve ka arrestuar katër drejtues makinash dhe ka proceduar penalisht 9 të tjerë. Gjithashtu ka vendousu 1958 masa administrative.
Këto janë:
66 masa për mosvënien e rripit të sigurimit; 155 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse; 39 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 28 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit; 13 masa për xhama të errësuar; 260 masa për parakalime të gabuara; 501 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar; 94masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 702 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Ndërkohë policia apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.