-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Goxhaj: Iluzione të rreme verore

Kryesoret

Ndërkohë që Izraeli vazhdon genocidin e tij ndaj Palestinezëve në Gaza dhe në Bregun Perendimor pa u ndalur as edhe një moment, dhe i mbështetur në këtë krim antinjerëzor nga bombat e Amerikës, karburanti Azerbaxhanas që kalon nëpërmjet Turqisë, nga kontratat e shumta me firmat izraelite që bashkpunojnë me Ushtrinë Pushtuese Izraelite në vrasjet e përditëshme të grave dhe fëmijëve palestinezë –si rasti i kontratës që Shqipëria e “humanisit” Ed(vin) Rama nënshkroi me kompaninë izraelite që operon në fushën e mbrojtjes Elbit System, si dhe nga heshtja totale dhe aprovuese e Europës, Izraeli vazhdon negociatat indirekte me Hamasin në Qatar, duke krijuar kështu iluzionin se Izraeli është i interesuar për të ndërprerë luftë, por i interesuar për paqe vetëm atëherë kur mos të ketë më palestinezë në Gaza, dhe Bregu Perendimor të jetë aneksuar i tëri nga Izraeli, dhe të quhet si në biblën izraelite, Judea dhe Samaria.

Ndërsa dje, sërish në Stamboll Rusia dhe Ukraina u ulën në tavolinën e bisedimeve duke krijuar kështu iluzionin se edhe aty lufta është drejt fundit. Por si mund të presësh rezultate nga një tavolinë e tillë ku ukrainasit u ulën të detyruar nga amerikanët, ndërkohë që vetë këta të fundit nuk kanë përparuar aspak në negociatat e tyre me Rusinë.

Dhe ajo që doli nga bisedimet e djeshme në Stamboll ishte sërish vazhdimi i shkëmbimit të robërve, ku tashmë Rusia po boshatis firgoriferët e saj nga trupat ukrainase, si dhe kërkesa e Ukrainës për takim direkt të dy krerëve të shteteve.

Takim ky që nuk besoj se rusët do e realizojnë ndonjëherë duke parë sesi Zelenski e luajti pjesën e tij teatrale në takimin me Trump.

Dhe ndërkohë që bisedimet kryhen, rusët nuk ndalen së bombarduari çdo objekt ushtarak, industrial dhe hekurudhor në Ukrainë, duke realizuar kështu paralel me de-militarizimin edhe de-industrializimin e saja.

Ku aktualisht në këto javët e fundit kanë ardhur duke rritur kapacitetin goditës me anë të dronëve kamimaz, e cila filloi para 5 javësh me sasinë 150 dronë në natë, dhe tashti ka arritur në 350 dornë në natë, me perspektivë që ky trend në rritje të vazhdojë deri në sasinë 1000 dronë në natë.

Që do të thotë se fuqia e shkatërrimit dhe gjunjëzimit industrial dhe ekonomik të Ukrainës do të 10 fishohet, por tregon se kapacitetet e mbrojtjes kundër ajrore të saja dhe të gjithë perëndimit në këtë konteks po shkojn drejt zerimit.

Ndërkohë udhëheqësit e Evropës, që janë aktualisht brezi më i keq i udhëheqësve Europinanë që nga themelimi  Europës, vazhdon të flasë pa pushim për humbje të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe ngushëllohet me iluzionin e rënies së fuqisë ekonomike ruse, dhe më pas së shpëjti sipas tyre edhe të vetë Rusisë.

Dhe këtë iluzion të ryre e ilustrojnë me evidencën e ecjes së ngadaltë të Rusisë në terrenin Ukrainas, duke treguar kështu edhe më tutje se kjo klasë manaxheriale e Europës edhe pas këtyre 3,5 vjet lufte në Ukrainë nuk ka arritur të kuptojë akoma natyrën e luftës që bën Rusia.

Rusia në të gjitha luftërat e saja të mëhershme me perëndimin nuk ka bërë asnjëherë luftë për territor- dmth – territori nuk ka qënë objektivi parësor i saja.

Gjithnji ka pasur objektiv dobësimin dhe shkatërrimin e fuqisë ushtarake të armikut derisa atij t’i shterohen burimet e tija njerëzore dhe ushtarake.

Dhe kur ky moment kritik arrin, armiku nuk është më në gjendje të afrojë mbrojtje të territorit që ai ka nën kontroll, në këtë moment ajo ecja e ngadaltë mbi të cilën, dhe të cilën Europa e përdor si iluzion të humbjes dhe mos fuqisë ushtarake Ruse, ajo ktheht në një përparim të shpejtë, aq sa kur kjo elitë të kuptoje se çfar po ndosh, shfaqja ka mbaruar.

Dhe mbi të gjitha, kjo elitë politike dhe ushtarake Europiane e nxitur edhe nga një elitë e tillë Amerikane nuk kanë kuptuar akoma, ose unë shpresoj se bëjnë sikur nuk kuptojnë, se lufta në Ukrainë nuk ka të bëjë me disa territore, por ajo ka të bëjë me një arkitekturë të sigurisë Europiano-Aziatike.

Një arkitekturë në të cilën rusët po tentojnë të krijojnë sërish përpara se amerikanët ta prishnin atë në fund të 2021 kur refuzuan të diskutonin reth saj propozimin Rus të asaj kohe, e cila më pas u pasua me pushtimin e Ukrainës dhe me shkatërimin ekonomik të Europës duke hequr dorë nga burimet e lira natyrore të lindjes, duke rënë kështu totalisht në kurthin Amerikan për ridonimimin e Europës.

Dhe kështu i kanë krijuar iluzionin vetes se Rusia është e vetme në këtë tentativë të riregullimit të arkitekturës së sigurisë Euro-Aziatike, ndërkohë që në mbështetje të saj qëndron i gjithë BRICS – Kina,India,Brazili, Afrika e Jugut, Irani dhe Koreja e Veriut që nuk është në BRICS.

Pasi interesat e tyre bashkohen në një të vetme – reduktimin e hegjemonisë Amerikane dhe  degradimn e saj nga niveli i perandorisë në atë të superfuqisë rajonale më e shumta, ndërsa më e pakta në atë të superfuqisë botërore në të njëjtin nivel me Kinën dhe Rusinë.

Pasi izolimi i Amerikës është ekzistencial tashmë për Kinën, Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut.

Dhe ky izolim i saj po vjen edhe në saj të politikave të çmendura që shtyhen nga senatorë të rrjedhur si Lindsi Graham të cilët arrijnë t’i bëjnë presion Presidentit Trump për vendosje tarifash qesharake ndaj këtyre vendeve, ku vlera e vetme që ato mund të kenë do të jetë konsilidimi i mëtutjeshëm i marëdhënies Ruso-Kineze-Braziliane-Indiane, duke e kthyer atë nga marëdhënie interesash politiko-ekonomike në Rezistencë politiko-ekonomike-ushtarake ndaj Amerikës në të gjitha fushat, duke krijuar kështu një inflacion në Amerikë që do sjelli pamundësinë e saj për të filluar të kapi hapin e modernizimit ushtarak dhe ekonomik që këto vende kanë.

Aq sa ka rrezik që në të ardhmen e afërt në rast se Trump dhe Amerika do vazhdojë të jetë nën ndikimin e rusofobëve europianë dhe amerikanë, do e çojë dikur Amerikën në derën e BRICS për të kërkuar kredi nga Banka e tyre e Zhvillimit, ose të ngrejnë një komision të përbashkët për rindërtimin global.

Dhe ndërkohë Izraeli vazhdon genocidin e tija të cilin tashmë e ka shtrirë edhe në Liban dhe Siri.

Dhe ndërkohë Europa rusofobe vazhdon kalbëzimin e saj moral dhe intelektual, me iluzionin se ky rrugëtim do sjelli rritjen e fuqisë së saja ekonomike dhe ushtarake.

Dhe ndërkohë jeton në iluzionin se retorika unifikuese militariste e saja është kapacitet operacional.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit