Të treja skuadrat shqiptare Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo kanë arritur të marrin nga një fitore në ndeshjet e para të raundit të dytë eliminator të Conference League.
Një fitore të madhe ka arritur të marrë Egnatia në raundin e dytë kualifikues të Konference Leagues dhe të parin për ta në këtë kompeticion pas eliminimit nga Champions League.
Kampionët e Shqipërisë mundën në transfertë Dinamon e Minskut me rezultatin 0-2, në një ndeshje të luajtur në një fushë asnjanëse në Hungari. Me këtë rezultat skuadra nga Rrogozhina sheh shumë më pranë kualifikimin për në raundin e tretë eliminator të këtij kompeticioni.
Edhe Vllaznia arrin të fitojë me përmbysje 2-1 përballë Vikingur Rejkjavik në “Loro Boriçi” të Shkodrës duke hapur bindshëm shpresat për një rezultat pozitiv dhe kualifikim në ndeshjen e kthimit një javë më pas në Islandë falë golave të Bajramit dhe Malës.
Dinamo arriti gjithashtu të fitojë ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Conference League përballë Atletic Escaldes në Andorra me shifrat 2-1.