-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kos: Ta shfrytëzojmë këtë mundësi gjeopolitike për të ribashkuar kontinentin

Kryesoret

Komisionerja Marta Kos kërkoi nga Shqipëria që të thellojë luftën kundër korrupsionit për t’u afruar më shpejt me Bashkimin Europian.

“Pjesa kryesore e negociatave është lufta kundër korrupsionit e përfshirë në grupin e kapitullit të parë, themeloret.

Siç mund ta shihni, është me rëndësi themelore që çdo vend kandidat për anëtarësim në BE të forcojë institucionet e pavarura të drejtësisë që janë në gjendje të luftojnë korrupsionin.

Kjo është arsyeja pse përgatitjet për anëtarësim janë kaq të rëndësishme dhe pse negociatat kërkojnë kohë. Ne duam që këto struktura antikorrupsion të vazhdojnë të përballen me tendencat antidemokratike.

Zgjerimi sot ka të bëjë edhe me garantimin e paqes në Evropë. Nëse arrijmë që t’i përfshijmë të gjitha shtetet kandidate në BE, do të ndihemi edhe më të sigurt. Edhe kur u krijua BE-ja, ai kishte misionin e garantimit të paqes.

Tani kemi 27 shtete anëtare që ndonjëherë marrin vendime me vështirësi sepse kërkohet konsensus. Duhet që ta shfrytëzojmë këtë mundësi gjeopolitike për të ribashkuar kontinentin tonë duke investuar edhe në vendet kandidate” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit