-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperaturat e larta, një zjarr ka përfshirë pyllin Lybeshë në Poliçan

Kryesoret

Temperaturat e larta kanë bërë që zjarret në vendin tonë të vijojnë dhe situata të bëhen më të vështira. Një zjarr ka rënë edhe në pyllin e fshatit Lybeshë, në njësinë administrative Vërtop, në Poliçan.

Në ndihmë për shuarjen e flakëve janë angazhuar nga Berati dy mjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë zjarrfikës.

Ndërsa drejt zonës së zjarrit janë nisur edhe dy fuoristrada të PMNZSH-së Berat, pasi mjetet e tjera e kanë të pamundur të futen në zonë, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe mungesës së rrugëve.

Ndërkohë zjarrfikësit e Beratit dhe Poliçanit, si dhe forcat e ushtrisë kanë përdorur mjetet rrethanore dhe pompat e ujit të shpinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit