Ish presidenti i vendit, Hashim Thaçi foli në lidhje me Shqipëria dhe u shpreh se vend i respektuar dhe i besueshëm nga bashkësia ndërkombëtare. Thaçi nënvizoi se Shqipëria e mbështeti mbrojti dhe afirmoi fuqishëm dhe dinjitetshëm shtetin e Kosovës. Sot roli i Shqipërisë në rajon është lider për paqe dhe zhvillim.
“Pas tre dekadash me ngritjet dhe rëniet e veta Shqipëria po e mbyll në mënyrë mbresëlënëse tranzicionin demokratik. Shqipëria sot, është një vend i respektuar dhe i besueshëm nga bashkësia ndërkombëtare. Eshtë nder të shihje Shqipërinë të udhëhiqte takimet e KS me axhendë të koordinuar me SHBA dhe fuqitë e tjera perëndimore. Shqipëria e zhveshi para botës agresionin rus në Ukrainë.
Shqipëria e mbështeti mbrojti dhe afirmoi fuqishëm dhe dinjitetshëm shtetin e Kosovës. Shteti i Kosovës duhet ti kontribuojë fuqizimit të Shqipërisë dhe jo ngatërrimit të saj në rrugën Europiane. Shqipëria të mos kuptohet dhe trajtohet me mentalitet të lagjes së një cepi kombëtare por në rrafshin gjeopolitik, ashtu sikur është shtet i respektuar, anëtar i NATO-s.
Sot roli i Shqipërisë në rajon është lider për paqe dhe zhvillim. Shqipëria ka rienergjizuar konsolidimin e institucioneve, po i fuqizon reformat në politikë, drejtësi dhe ekonomi. Me këtë ecje është në rrugë të sigurtë drejt BE-së. I mbetet vetëm standardizimi Europian. Shih vonesat që po i ndodhin serbisë, Malit të Zi, Bosnjes dhe Maqedonisë, të gjithë ishin para Shqipërisë. Ndërruan pozicionet. Shqipëria po udhëheq bindshëm rrugëtimin Europian nga vendet e rajonit.
Zotimi i Ramës për të organizuar samitin e NATO-s në 2027 është impresiv dhe historik jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria në vetëm pak vite më parë, nga një shtet i përçmuar dhe i tallur nga shumë anë, sot është shndrruar adresa shembull e mirë e ndërtimit të historisë euroatlantike. Vrullshëm Shqipëria po bëhet atraktive, është fantatsike të lexoj artikuj dhe shoh dokumentarë në mediumet më prestigjoze të botës për impresionet e turizmit.
Të gjithë këto faktorë e kanë bërë Shqipëri më të qasshme dhe konkurrsuhme. Pengesa e vetme për vonesat eventuale për Shqipërinë dhe Kosovën mund të jenë vetëm shqiptarët. Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim. Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve.”, tha Thaçi.