-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata

Kryesoret

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare. Thaçi tha se është shqetësuese që në pesë vitet e fundit, Kosova mori vetëm dy njohje të reja, ndërsa nuk pati asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Është shqetësuese, vetëm dy njohje dhe asnjë anëtarësim i Kosovës në organizatat ndërkombëtare në gati pesë vitet e fundit. Koha e administratës së presidentit Biden shënon kohë dhe mundësi të humbur për Kosovën”, tha Thaçi.

Sipas Thaçit, rikthimi i presidentit amerikan, Donald Trump paraqet mundësi të re dhe të artë për Kosovën.

“Rikthimi i Presidentit Trump paraqet mundësi të re të artë për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Trump është i përcaktuar qartë për paqe dhe bashkëpunim mes popujve”, shtoi ai.

“Të rikujtojmë, njohja e parafundit Kosovës i erdhi nga Izraeli, me punën dhe angazhimin e drejtpërdrejt të Presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell”, tha Thaçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit