Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League, ndeshje që u luajt në Shkodër.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 10, kur ekipi nga Islanda ndëshkoi shkodranët me Gunnarsson.
Në pjesën e dytë, ishte Bajrami ai që vendosi ekuilibrat në minutën e 67 dhe Vllaznia përmbysi ndeshjen me golin e Malës, në minutën e 75.