Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në Sarandë në rrugën “Janaq Kumi”.
Mjeti “Citroen” me targa AB122NO, i drejtuar nga Danjel Veizi, i ka prerë rrugën, pas një manovre të gabuar, motrorrit “Yamaha” TMax me targa CB876.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i motorit Aurel Gumeni, 27 vjec. Ai pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, për shkak të politraumave është nisur me helikopter drejt Tiranës.