Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot mori pjesë sot në seancën konstituive. Ai u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të shfrytëzojnë orët e pakta që kanë mbetur para se të përfundojë afati prej 30 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Parlamentit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën. I inkurajoj të gjithë politikanët që t’i shfrytëzojnë plotësisht orët e pakta të mbetura para se të përfundojë afati i Gjykatës Kushtetuese nesër”, tha ambasadori francez.
Pas seancës ambasadorët e vendeve perëndimore shprehën shqetësimet e tyre për ngërçin që s’po zgjidhet në Kuvendin e Kosovës.