Mbrëmjen e sotme presidenti Bajram Begaj ka vizituar në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci. Ai pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.
Begaj vlerësoi aktin e guximshëm dhe përkushtimin e komisar Trocit. Gjithashtu theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit.
“Vizitova sonte në spital komisar Agim Trocin, i cili u lëndua gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në zonën e Senicës.
Shembulli i tij i guximit dhe përkushtimit është një frymëzim për të gjithë ne. Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta.
Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi – parandalimi fillon nga secili prej nesh.
Bashkëpunimi dhe kontributi me këto struktura është thelbësor për sigurinë e jetës dhe të pronës. Çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe sjell pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë.”, shprehet Begaj..”, shprehet Begaj.