-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi dështoi/ Ambasadorët në Kosovë: Politikanët po e zhgënjejnë popullin

Kryesoret

Ambasadorët e akredituar në Kosovë të premten kanë marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila dështoi të prodhonte rezultat edhe këtë herë.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se në Kuvend shkuan me shpresë të madhe se sot do të kishte diçka të re. Ai e ka quajtur të domosdoshme krijimin e institucioneve sa më parë.

“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, ka thënë ai.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se politikanët po e zhgënjejnë popullin. “Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese. Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte, nëse flasim me gjuhën e futbollit mund të themi si një karton i kuq sepse po e pezullon Parlamentin që të marrë vendime”, ka thënë ai në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit