-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina bëhet copë- copë, vdes fëmija 9 vjeç në Dhërmi

Kryesoret

Një aksident me pasojë vdekjen e një 9-vjeçari ka ndodhur në aksin Palasë-Dhërmi. Raportohet se një makinë ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës. Për pasojë ka humbur jetën fëmija ndërsa shoferi është arrestuar dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit