Ish-zv.kryeministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Abdyl Xhaja është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Abdyl Xhaja i lindur më 13 mars 1943 në Elbasan përfundoi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1965, duke u diplomuar si ekonomist për industri.
Në fillim të viteve ’90, Abdyl Xhaja u bë një figurë kyçe në qeverisjen e vendit, duke shërbyer si Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës, Zëvendëskryeministër dhe më pas Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës në disa qeveri gjatë viteve 1991–1997.
Si pjesë e Partisë Demokratike, ai u zgjodh deputet në vitin 1996 dhe ishte anëtar aktiv i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.
Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme ndër vite, si:
1991 – Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikë.
1991 – 1992 Zëvendëskryeministër.
1991 – 1992 dhe 1994 – 1997 Ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës.
1992 – 1994 Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës.
1995 -1997 anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
1996 – 1997 deputet i PD-së.
1997 kandidat i PD-së për deputet.
1997 – 1998 këshilltar i unionit të investitorëve të huaja në Shqipëri.
1999 këshilltar i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.









