Kryeministri Edi Rama në rrjetin social ka postuar pamje nga lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit.
Rama shprehet se po rikthehen hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë.
“Kepi i Rodonit – Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit🏖️
🌊☀️Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë”, shkruan Rama.