Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se në gatishmëri për shuarjen e zjarreve janë 4 helikopterë dhe mbi 120 forca.
Vengu thotë se pas ndërhyrjes së përqendruar të forcave, zjarret në fshatra Vergo, Palavli dhe Kopaçëz, janë përmirësuar.
Gjithashtu për shefin e komisaritit të Delvinës që pësoi djegie shprehet se ka bërë një akt heroik dhe i uron shërim të shpejtë.
Në fund Vengu nënvizon që orët në vijim pritet të jenë të vështira për shkak të temperaturave të larta.