Tre të plagosur në Berat. Në aksident në vendin e njohur si “Divizioni” janë përfshirë tre makina. Sipas informacioneve paraprake, një makinë tip BMW me targa AA 533 UV është përplasur me një mjet tjetër tip Volksëagen Golf, me targa AB 042 LT.
Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që të dy mjetet të devijojnë nga rruga dhe të përfundojnë në kahe të kundërta. Në aksident është përfshirë edhe një automjet i tretë, tip Ford Focus me targa AA 218 RU, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës në momentin e ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona, drejtuesi i mjetit BMW, Ardit Dodoveci 29 vjeç, Kaliopi Ibro 24 vjeçe dhe Elvi Hila, 17 vjeç, të cilët udhëtonin në automjetin Golf.








