Vala e të nxehtët në Greqi pritet të zgjasë më shumë se një javë. Ditën e sotme Greqia u përball me temperatura afër 46 gradë Celsius.
Vëzhguesi Kombëtar në Athinë tha se temperatura më e lartë u regjistrua në rajonin Mesinia, ku u shënua 45.8 gradë Celsius.
Në Athinë, në disa pjesë u regjistruan temperatura deri në 42 gradë. Ndërsa akropoli mbetet i mbyllur për vizitorë nga mesdita deri në orën 17:00 në orët më të nxehta të ditës.








