Situata e zjarrit në Delvinë është në alarm. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë.
Gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.
Në operacion janë angazhuar edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.