Turqia po përballet me zjarre të mëdha masive. Dy vatra zjarri po përhapen pranë zonave të banuara në Antalja, qytetin e famshëm turistik mesdhetar të Turqisë.
Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës në këto zona, ku zjarrëfikësit po luftojnë për të shuar flakët.
Në gjithë vendin janë aktive të paktën 6 vatra masive zjarri, ndërsa prej rreth 1 muaji janë evakuuar banorë nga 120 lokalitete.