Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e qarkut Korçë, në fshatrat Dishnicë dhe Strelcë.
Në terren janë angazhuar në Dishnicë: 1 mjet zjarrfikës, 6 forca zjarrfikëse, 2 mjete ushtarake, 30 forca ushtarake, 2 mjete pyjore, 7 forca të shërbimit pyjor, 3 mjete të Nj.Adm. Bulgarec dhe 30 forca nga Nj.Adm. Bulgarec.
Ndërsa në fshatin Strelcë po punohet për të mbajtur nën kontroll situatën. Forcat që janë angazhuar janë: 10 banorë/vullnetarë, 12 forca të shërbimit pyjor, 8 forca zjarrfikëse, 10 forca nga shërbimet mbështetëse dhe 6 forca nga Bordi i Kullimit.