Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi po shisnin lëndë narkotike kokainë në sasi në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut.
Ismat Daja 58 vjeç, i dënuar më parë për krime ndaj jetës dhe Kejdi Daja 26 vjeç dyshohet se janë xhaxha e nip.
Gjatë kontrolleve fizik, në makinë dhe në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 1 kg e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, automjeti dhe 2 celularët e të arrestuarve. Ndërkohë po vijojnë hetimet t për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.









