Ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 5 urdhër arreste ndaj anëtarëve të dyshuar të një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Të arrestuarit janë dy vëllezërit Ervin e Artur Hoxhosmani, Ermir Ndreaj (pronar i disa kompanive), si edhe Ilir LLoshi. Gjithashtu një tjetër është shpallur në kërkim.
Ndërsa dy të burgosurve Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej u janë komunikuar akuza të reja.
Gjatë aksionit të djeshëm u sekuestruan ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze.









