Një 24-vjeçar nga Maroku është ndaluar në zonën e Korçës, pasi dyshohet se po ndihmonte tre emigrantë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.
Ai u kap në flagrancë, ndërsa personat e tjerë janë ndaluar dhe po kthehen drejt vendit nga ku erdhën.
Ndaj të riut kanë nisur procedurat për veprën penale të “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Kontrollet në kufi janë shtuar, pasi raste të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.