-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Linda Rama: Roli i reformave dhe potenciali i ekonomisë shqiptare

Kryesoret

Zonja Linda Rama, ekonomiste dhe pedagoge e njohur, ishte e ftuar në podcastin “Inside Albania” në Euronews Albania, ku ndau përvojat dhe mendimet e saj mbi tranzicionin ekonomik të viteve ’90, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, si dhe rolin e të rinjve në këtë proces.

Në një bisedë me gazetaren britanike Alice Taylor, zonja Rama foli për përvojën e saj të hershme në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, ku theksoi kompleksitetin e periudhës dhe rëndësinë e reformave për pronën dhe privatizimin, që kanë formësuar rrugën e vendit drejt ekonomisë së tregut.

Ajo vuri në dukje sfidat që investitorët e huaj hasin ende sot në Shqipëri, duke theksuar nevojën për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor për të rritur besimin dhe volumin e investimeve të huaja.

Linda Rama nënvizoi gjithashtu potencialin e sektorëve si turizmi dhe teknologjia e informacionit (TIK), të cilët janë shtylla kryesore të zhvillimit ekonomik dhe mundësi për tërheqjen e investimeve strategjike.

Në një reflektim më të gjerë, ajo foli për sfidat globale si ndryshimet klimatike dhe ndikimin e teknologjisë në shoqëri, duke theksuar rëndësinë e një qasje të kujdesshme ndaj përdorimit të teknologjisë nga të rinjtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit