Vdekja e Diogo Zhotës është ende e freskët dhe Liverpuli ka vendosur të bëjë homazhe të veçanta për futbollistin. Numri 20 do të tërhiqet dhe nuk do të përdoret më nga asnjë lojtar i klubit.
Do të krijohet një statujë përkujtimore para Anfield, e bërë nga sende të lëna nga tifozët, të cilat do të riciklohen për këtë qëllim. Një zonë e përkohshme mbetet për homazhe me lule dhe bluza.
Bluza me emrin “Diogo J. 20” mund të personalizohen në dyqanet zyrtare, dhe fitimet do të shkojnë për fondacionin e klubit që do të krijojë një program në emrin e tij.
Më 15 gusht, gjatë ndeshjes me Bërnmuth, do të mbahet një minutë heshtje dhe koreografi dedikuar Diogos.