Policia e Kurbinit ka proceduar penalisht një 72-vjeçar me iniciale Gj.Gj. Ai me datë 19 korrik për shkak të konflikteve të mëparshme me familjarë dhe banorë të tjerë të zonës, ka ndezur zjarr në dalje të tunelit të Shkopetit.
Zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në zonat përreth duke rrezikuar banesat dhe pyjet në territorin e Matit dhe Mirditës. Ndërkohë zjarri vazhdon ende të jetë aktiv.
Gjithashtu ai dyshohet si autor i zjarrvënies së qëllimshme edhe më datë 25 korrik në të njëjtën zonë. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme hetimore.