Në një intervistë të fundit, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli për planet e klubit për sezonin e ardhshëm. Ai theksoi se qëllimi kryesor ka qenë mbajtja e grupit të lojtarëve, duke mos shqyrtuar shumë ofertat për transferime.
Laporta u shpreh se trajneri Flick kërkoi më shumë fuqi sulmuese dhe për këtë arsye u firmos me Marcus Rashford, ndërkohë që janë përforcuar edhe pozicionet e portierëve.
“Do të ketë kursime në paga, por nuk do të ketë largime të mëdha që mund të dëmtojnë ekipin,” tha Laporta, duke shtuar se çdo ndryshim do të jetë vendim i trajnerit dhe do të bëhet me kujdes për të ruajtur frymën e skuadrës.