Ministria e Mbrojtjes njofton për një zjarr të përhapur në zonën e Qafë Buallit, pranë Bulqizës dhe Planit të Bardhë. Flakët kanë kapluar një sipërfaqe me bimësi të thatë.
Në terren janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektivë të MZSH, 15 të policisë, 25 forca të bashkisë dhe 10 vullnetarë. Ndihmojnë edhe 2 helikopterë me hedhje uji.
Situata monitorohet 24/7, ndërsa për momentin nuk ka rrezik për banesat.
Operacioni është i vështirë për shkak të terrenit dhe erërave.